Norris: Ende nuk mendoj për titullin

0%

Dy fitore radhazi (Hungari e Holandë) dhe krejt papritur, Lando Norris e sheh veten kompetitiv me McLaren dhe në garë për të mbrojtur titullin kampion për pilotë në Formula 1 edhe pse diferenca me kryesuesin Kimi Antonelli është ende e madhe (-83 pikë). “Holanda ishte një garë shumë e vështirë, por bëmë një paraqitje të shkëlqyer edhe pse ia vështirësova gjërat vetes.

Dhashë gjithçka nga vetja. I menaxhuam gjërat mirë dhe e merituam fitoren në Zandvoort”, tha Lando Norris. Më tej, britaniku flet për duelin me italianin Antonelli: “Ishte përballje e bukur në pistë me Kimi. Më duhej ta kaloja shpejt sepse me kalimin e xhirove, shanset e mia po zvogëloheshin. Kisha vetëm një shans dhe e shfrytëzova”.

“Nuk mendoj për titullin, por po i marr garat një nga një. E di që është e vështirë. Ka kaq shumë gjëra dhe mund të bëjmë më mirë nëse duam të luftojmë për titullin. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë sepse duhet të fitoj me një diferencë më të madhe“, tha Norris.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot