Miliona nga UEFA për Dinamon

0%

Dinamo nga sot është në Qipro. Të enjten më 27 gusht është rezervuar sfida e kthimit ndaj Pafos në “play off” të Ligës së Konferencës, ndërsa e para u mbyll në barazim 1:1. Dinamovitët kanë siguruar deri tani 1,45 milionë euro. Ndeshja në Qipro ndërkohë do të bëhet më fitimprurësja në histori për blutë, nëse fitohet. Bëhet fjalë për një takim që vlen saktësisht 1,72 milionë euro.

Nëse Dinamo fiton, atëherë shuma e përfituar gjatë gjithë kualifikueseve të Europës do të rritej nga 1,45 milionë në 3,17 milionë euro. Këto konsiderohen zyrtarisht si shifrat minimale të fitimit nga UEFA. Kështu nuk përfshihen të ardhura të tjera siç janë ata që vijnë nga sponsorat.

Burimi: Bota Sot