Veliu shpreh dhimbjen për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Një humbje e madhe

0%

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Eqrem Kryeziut. Veliu e ka përshkruar Kryeziun si intelektual të shquar, profesor universitar, veprimtar politik dhe ish-kryetar të Prizrenit, duke vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, politike dhe shoqërore të Kosovës.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të Kryeziut, duke uruar që kujtimi për të të jetë i përjetshëm. Postimi i Veliut: Me dhimbje të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Eqrem Kryeziut. Eqremi ishte një intelektual i shquar, profesor universitar, veprimtar politik, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Prizrenit.

Por përtej këtyre funksioneve, për mua do të mbetet edhe kolegu me të cilin pata nderin të ndaj përgjegjësitë dhe angazhimet në Kryesinë e LDK-së. E kujtoj si një njeri me kulturë, urtësi dhe përkushtim, me një kontribut të veçantë në jetën akademike, politike e shoqërore të Kosovës dhe veçanërisht të Prizrenit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ikja e tij është një humbje për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Familjes Kryeziu dhe të gjithë të afërmve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!

Burimi: Bota Sot