Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në

0%

Një e mitur sot rreth orës ka rënë nga kati i gjashtë i terasës së banesës në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK. “Sot rreth orës , Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë.

Një e mitur ka rënë nga terasa e banesës (kati i 6-të), Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast.

Burimi: Telegrafi