Petrol Company vazhdon zgjerimin në të gjithë Kosovën, duke qenë çdo ditë edhe më pranë klientëve. Këtë javë, rrjetit të pikave të tyre iu shtua edhe pika më e re në Ferizaj, në Rrugën Brahim Ademi, afër rrethit. Me hapjen e kësaj pike, qytetarët e Ferizajt përfitojnë derivate me cilësi të lartë, shërbim profesional dhe çmime të favorshme.
Petrol Company beson se çdo litër duhet të ofrojë më shumë vlerë. Prandaj, klientëve u siguron derivate cilësore dhe të kontrolluara, të cilat kontribuojnë në performancën e automjetit dhe ju mundësojnë të bëni më shumë kilometra me çdo furnizim. Zgjerimi i tyre është një përkushtim i vazhdueshëm për të sjellë cilësi, kursim dhe shërbim të besueshëm sa më afër çdo qytetari.
Vizitoni pikën e Petrol Company në Ferizaj dhe përfitoni nga çmimet speciale! Jeto më lirë me Petrol Company!
