Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të

0%

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të realizojnë gjatë ditës ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Tish Daija”, “Elez Isufi”, “Sedullah Avni Dibrani” dhe “Kuvendi i Arbërit”, si dhe në fshatrat Rahovë dhe Vaganicë.

Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugët “Anke Spiq” dhe “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut. Ndërkohë, në rrjetin e kanalizimit do të punohet në rrugët “Beteja e Kosharës”, “Driton Veliu”, “Ismajl Loshi” dhe “Dëshmorët e Kombit”. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është bërë thirrje që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi