Gjithnjë e më larg Ipswich, për shqiptarin futen në garë edhe

0%

Anis Mehmeti mund të largohet nga Ipswich Town, edhe pse u bashkua me klubin në fjalë në janar të këtij viti. 25-vjeçari shqiptar nuk u përfshi në ekip në javën e parë të Premier League, duke dhënë sinjale për mbyllje bashkëpunimi. Por ofertat për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk mungojnë, pikërisht nga Championship, aty ku shkëlqeu sezonin e shkuar.

Për Mehmetin është shtuar në listë edhe Millwall. Këta të fundit e shohin shqiptarin si të duhurin për të përforcuar repartin ofensiv e për të tentuar ngjitjen në elitë. Kujtojmë se më herët, ishin ekipe si Derby County, Birmingham dhe Wrexham që shfaqën interes për 25-vjeçarin. Megjithatë, do të jetë vetë matjani ai që do të thotë fjalën e fundit për të ardhmen.

Kujtojmë se Mehmeti ka kontratë të vlefshme me Ipswich, deri në verën e vitit 2027. Ndërsa për shërbimet e tij, klubi i Premier League shpenzoi 3 milionë euro në janar të këtij viti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot