KRU Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në disa lokacione, me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët. Sipas njoftimit të KRU Prishtina, intervenimet do të realizohen në këto lokacione: Rr. Besim Sahatçiu, Rr. Papa Gjon Pali, Rr. Ndue Bytyçi, Rr. Haxhi Zeka, Rr. Mallakastra, Rr. Mehmet Devaja, Rr.
Kosturi, Rr. Bajram Curri, fshati Vranidoll. KRU Prishtina thekson se ekipet do të jenë të angazhuara në punë të mirëmbajtjes dhe intervenime teknike, me synim sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë në këto zona. Konsumatorët në këto lokacione kërkohen për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve.
