Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot, për shkak të punimeve emergjente që do të zhvillohen në këtë aset kulturor, raporton Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila njoftoi se mbyllja është bërë me qëllim të garantimit të sigurisë gjatë zbatimit të masave emergjente në Kalanë e Prizrenit. Sipas njoftimit, vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës.
“Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet më tej. Ministria ka bërë të ditur se në rast të ndryshimit të afatit të mbylljes, si dhe për kohën e rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë.
“Për çdo ndryshim lidhur me afatin e mbylljes dhe rihapjen e kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
