Zjarret aktive në Lebanë, Barilevë dhe Kozaricë të Prishtinës

0%

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se janë aktive disa vatra zjarri në zonat e Lebanës, Barilevës dhe Kozaricës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë në terren për lokalizimin e tyre. Në krye të operacioneve është komandanti Malë Gashi, i cili, së bashku me ekipin e zjarrfikësve, po qëndron në terren dhe po udhëheq intervenimet në zonat ku situata paraqitet më e vështirë.

Zjarret përfshijnë malet e Prishtinës, Komuna paralajmëron qytetarët Sipas njoftimit, zjarrfikësit po përballen me temperatura të larta dhe terrene të vështira, ndërsa puna po vazhdon për të lokalizuar zjarret dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin.

Drejtoria ka shprehur respekt dhe mirënjohje për komandantin Gashi dhe të gjithë zjarrfikësit që po vazhdojnë punën në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi