Mucunski në takim me Saar, nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e

0%

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës në Izrael, realizoi takim me kolegun e tij izraelit, ministrin e Punëve të Jashtme, Gideon Saar, në të cilën janë konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përcaktimi i përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dy ministrat kanë biseduar për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në ekonomi, mbrojtje, sajber-siguri, shëndetësi, bujqësi dhe turizëm.

Sipas Mucunskit, vizita paraqet mundësi që marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve të shndërrohen në bashkëpunim më konkret dhe më dinamik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të vizitës janë nënshkruar edhe dy dokumente dypalëshe – Programi për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit për periudhën 2026-2029 dhe Memorandum mirëkuptimit për konsulta ekonomike dypalëshe mes ministrive të jashtme të të dyja vendeve.

Burimi: Telegrafi