Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sipas njoftimit të PSRK-së, nga një datë e pacaktuar e deri në tetor të vitit 2025, Sheholli si person i rekrutuar nga BIA serbe ka ndihmuar këtë shërbim duke zbatuar urdhrat e zyrtarëve të këtij shërbimi.
I pandehuri Sheholli, sipas Prokurorisë, akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë të dhëna përmes mesazheve telefonike. Këto të dhëna thuhet se kanë përfshirë informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitete politike, gjendja e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e PSRK-së të datës . Sheholli akuzohet edhe për shantazh prej vitit 2022 deri në 2025.
Sipas Prokuorisë, ai ka shantazhuar personin A.J. duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13 mijë euro.
“Po ashtu, F.Sh. akuzohet për veprën penale ‘Shantazh’, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro”- thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Po në këtë njoftim thuhet se Sheholli e ka shantazhuar të dëmtuarin në emër të huazimit duke e kërcënuar se në rast të mos dhënies së parave do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do ta demantonin rëndë nderin dhe reputacionin e A.J.
“Sipas aktakuzës, F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit”- thuhet tutje në njoftim. Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh.
Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj. Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njëjtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj.
Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025. Fatmir Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve dhe urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.
Në dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar Kalllxo.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Detyrat e Shehollit sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë. Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.
Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë. Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.
Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.
Dosja fliste për dyshime se si rreth 2 milionë euro të fondit special të AKI-së ishin shpenzuar nga tre-ish drejtorët e këtij institucioni: Driton Gashi, Shpend Maxhuni dhe Kreshnik Gashi në periudhën kohore 2017 – 2020.
Raporti i inspektimit thotë se ish-drejtori Driton Gashi nga Fondi Special Operativ kishte shpenzuar mbi 1 milion euro, prej të cilave 500 mijë euro nuk dihet se kush i kishte pranuar. Por, për 500 mijë të tjera, kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala, e pati konfirmuar se ishin pranuar nga Fatmir Sheholli, tani i arrestuar si i dyshuar për spiunazh.
Fatmir Sheholli, është një figurë e njohur në Kosovë që shpesh herë kishte marrë pjesë edhe në emisione televizive në Kosovë dhe po ashtu ishte përmendur në foltoren e Kuvendit nga kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti.
“Veç mos e tako Fatmir Shehollin, veç mos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë” – kishte deklaruar Kurti, më , teksa po debatonte me ish-deputetin e PDK-së, Hysen Berisha. Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, në 9 raste thuhet se i ka dorëzuar tek Fatmir Sheholli mbi 500 mijë euro.
Fatmir Sheholli në atë kohë kishte pranuar para edhe nga ish-drejtori tjetër i AKI-së, Shpend Maxhuni. Vlera e parave që Maxhuni kishte dorëzuar tek Sheholli në katër raste llogaritet të jetë 139 mijë euro. Raportimet e KALLXO.com për Fatmir Shehollin mund t’i gjeni KËTU .
