PDK vazhdon aktivitetet para Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës së

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot () aktivitetet para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Krahas deputetëve të PDK-së, në aktivitetin e sotëm morën pjesë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës.

Asamblistja e PDK-së, Fjolla Vukshinaj-Reçica, tha se bllokimi i Kuvendit nuk është vetëm çështje politike, por se pasojat e tij po i ndiejnë drejtpërdrejt qytetarët. “Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë.

Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë. Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sepse një Kuvend që nuk funksionon nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetet që u duhen komunave dhe nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse” – deklaroi Vukshinaj-Reçica. Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se partia e saj po kërkon kthimin e, siç u shpreh ajo, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Deliu-Kodra pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai dhe deputetët e LVV-së që të kthehen në Kuvend. “Jemi këtu për të përsëritur edhe një herë kërkesën tonë për kthim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Pra, ne po i themi sot troç, Albin Kurtit dy gjëra.

E para që ai dhe ministrat e tij, të cilët janë në këtë objekt, janë uzurpatorë dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. Dhe e dyta ata duhet të kthehen në Kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit.” Sipas Deliu-Kodrës, situata aktuale politike po shkakton pasoja për qytetarët dhe po e mban Kosovën në stagnim.

“Pra, Kosova po stagnon dhe me të drejtë e tha sot edhe asamblistja e komunës së Prishtinës sepse pasojat po i ndjejnë qytetarët e Republikës.

Pra, dëmi është shumë i madh dhe ka vetëm një njeri që sot nuk lodhet për stagnimin në të gjitha drejtimet që e ka Republika e Kosovës.” Ajo i bëri thirrje Kurtit që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Në aktivitet mori pjesë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili kritikoi Kurtin për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. “Porosia është shumë e thjeshtë që shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ja ka dhënë populli.

Ai, një njeri i vetëm nuk lejon që të ushtrojmë detyrën tonë si të zgjedhur të popullit, të votuar nga sovrani në Kuvendin e Republikës së Kosovës.” – tha Tahiri. Sipas tij, Kurti po e pengon konstituimin e Kuvendit për interesa partiake.

“Ai e ka bllokuar konstituimin e Kosovës me të vetmin qëllim me e gjet diku një derë në mënyrë që edhe pozicionin e presidentit me e kap për partinë e vet dhe me e kthy logjikën e partisë që e udhëheq parti shtet.” Në fund, Tahiri tha se mandati i deputetëve është dhënë nga qytetarët dhe se askush nuk mund t’ua marrë atë. “Mandati është i yni, i deputetëve që na ka dhënë populli.

Këtë mandat nuk guxon as Albin Kurti, as askush tjetër të na e merr…” – deklaroi Tahiri. Në lidhje me aktivitetin e PDK-së para objektit të Qeverisë është deklaruar edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila ka bërë thirrje për ndalimin e, siç e ka quajtur ajo, “uzurpimit të institucioneve” dhe për konstituimin e Kuvendit.

“Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët, drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës, para Qeverisë: Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit. Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim!” – ka shkruar Çitaku.

Aktivitet e tilla para ndërtesës së Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës i ka filluar nga 13 gushti i këtij viti. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.

Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo