Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar me urdhërarrest të lëshuar

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ”. Arrestimi u bë gjatë verifikimit të personave që ndodheshin në një veturë më .

Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 20 ditëve.

Burimi: Kallxo