Një tornado shkaktoi dëme të konsiderueshme në një fshat në Francën jugperëndimore, teksa 2 persona janë shpallur të zhdukur dhe të paktën 42 janë plagosur. Tornadoja goditi komunën e Pomës rreth orës pasdite, njoftoi prefektura Aude. Autoritetet lokale thanë se 41 persona u trajtuan për lëndime.
Pesë u desh të dërgoheshin në spital, përfshirë një grua shtatzënë e cila u plagos kur një pjesë e shtëpisë së saj u shemb. Prefektura njoftoi se rreth 100 shtëpi u dëmtuan, duke shtuar se dy strehimore u hapën për të siguruar strehim gjatë natës për të prekurit. Rruga shkatërruese e tornados është e dukshme në video të shumta të transmetuara nga mediat franceze.
Disa rrugë në prefekturë u mbyllën për shkak të pemëve të rrëzuara, por edhe për të lehtësuar aksesin për ekipet e shpëtimit, sipas autoriteteve lokale. Rreth orës pasdite, 2,800 familje në 10 komuna mbetën pa energji elektrike. Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një “alarm portokalli” për kushte të rrezikshme moti në 20 prefektura në Francën jugore, përfshirë Aude.
Etapa e tretë e Vuelta a España, e cila filloi në Aude, u ndërpre për shkak të breshërit që i detyroi çiklistët të kërkonin strehim rreth 20 kilometra nga fundi në departamentin fqinj të Pyrenees-Orientales.
