Një person në rrethana të panjohura i ksihte shkaktuar plagë vetes. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes në një automjet-kombi kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, 11-fishekë dhe 1-gëzhojë.
Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë “Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur të dyshuarin m/k i cili dyshohet se me armë zjarri, në rrethana të panjohura i kishte shkaktuar plagë vetes.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes në një automjet-kombi kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, 11-fishekë dhe 1-gëzhojë”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti duke u hetuar.
