Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personave zyrtar. Rasti ka ndodhur në stacionin policor Jugu në Prishtinë, të hënën, në ora .
“Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i huaj pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor, të cilëve u ka shkaktuar lëndime dhe po ashtu ka dëmtuar edhe disa dollapë”, thuhet në raport. Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij bëhet pas këndelljes nga dehja.
