Përplasje në një kafiteri në Leposaviq – 20-vjeçari denoncon se u

0%

Një fjalosje mes dy të rinjve në një kafiteri në Soçanicë të Leposaviqit dyshohet se ka kaluar në fyerje dhe kërcënime, duke bërë që rasti të përfundojë në Polici, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në rast është përfshirë Dimitrije Simić , rreth 20-vjeçar, i cili po hetohet si i dyshuar, ndërsa ankuesi është B. B., rreth 21-vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës , në një kafiteri në fshatin Soçanicë. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy të rinjtë fillimisht janë përfshirë në një fjalosje, ndërsa situata më pas dyshohet se ka eskaluar. B. ka deklaruar se gjatë përplasjes, Simić i është drejtuar me fjalë fyese dhe kërcënuese. Rasti nuk është raportuar menjëherë.

Ankuesi është paraqitur në Stacionin Policor në Leposaviq më 24 gusht, rreth orës , ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që pretendon se kishte ndodhur dy net më parë. Në kuadër të veprimeve policore janë intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa më pas është marrë në pyetje edhe i dyshuari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas marrjes së deklaratave, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”. Pas intervistimit, Simić është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com