Lushnje: Kapet një orë pas ngjarjes i dyshuari për vrasjen e nënës

0%

Policia shqiptare ka arrestuar rreth një orë pas ngjarjes personin e dyshuar për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait në fshatin Zhymë të Lushnjës. Sipas Policisë, pas ngjarjes forca të shumta rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe nisën ndjekjen e të dyshuarit, i cili konsiderohej me rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Pas angazhimit të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, i dyshuari është lokalizuar pranë Spitalit Memorial në Fier dhe është vënë në pranga rreth një orë pas ngjarjes.

E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin Bëhet fjalë për shtetasin F.D., 45 vjeç, i cili dyshohet se po drejtonte automjetin e vëllait të tij dhe po tentonte të largohej nga qarku Fier. Ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në vrasjen dhe plagosjen.

Burimi: Telegrafi