Një stuhi e fuqishme goditi qytetin e Forlit në Itali, më 21 gusht, me erëra që kaluan shpejtësinë 100 km/h, ndërsa pranë aeroportit u raportuan goditje ere deri në rreth 120 km/h. Situata u bë veçanërisht e rrezikshme në aeroportin “Luigi Ridolfi”, ku erërat e forta zhvendosën tre avionë të parkuar në zonën aeroportuale.
Sipas raportimeve, njëri prej avionëve ishte në proces uljeje kur kushtet atmosferike u përkeqësuan, transmeton Telegrafi. Strong winds move multiple aircraft at Forlì Airport A powerful storm hit Forlì, Italy, on August 21, 2026, bringing wind gusts of more than 100 km/h (62 mph), with speeds of around 120 km/h (75 mph) reported near the airport.
At Forlì “Luigi Ridolfi” Airport, the powerful… pic.twitter.com/6oDxf7aJ7z — FL360aero (@fl360aero) August 22, 2026 Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për të siguruar avionët dhe për të parandaluar dëme të tjera, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Për shkak të motit ekstrem, aeroporti u mbyll përkohësisht për rreth një orë, derisa kushtet e erës u përmirësuan dhe operimet mundën të rifillonin. A storm knocked over four planes at Italy’s Forlì Airport A powerful storm hit the airport. Three light aircraft were lifted off the runway and tossed around like toys. Another plane was blown off course while landing.
The airport was urgently closed for an hour until the storm… pic.twitter.com/3KoPdXrKYw — NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2026 Pamjet nga aeroporti tregojnë forcën e jashtëzakonshme të erërave, të cilat ishin aq të fuqishme sa mundën të lëviznin edhe avionë me peshë prej disa tonësh.
