I kërkuari nga INTERPOL-i bie në pranga, arrestohet në Ferizaj

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Ferizaj një person të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Operacioni është zhvilluar rreth orës nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, përfshirë Stacionin Policor në Ferizaj.

Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet N.R. , shtetas i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale “Vjedhje e rëndë” , pasi dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë , ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com