Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Ferizaj një person të kërkuar përmes INTERPOL-it, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera policore, përfshirë zyrtarët e Stacionit Policor në Ferizaj. I arrestuari, me inicialet N.R., është shtetas i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut.
Ai kërkohej nga autoritetet maqedonase për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pasi dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, N.R. është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.
