Aktori Nicholas Hoult nuk do të jetë pjesë e serialit të ri të HBO-së për “Harry Potter”, pavarësisht se ishte konfirmuar vetëm pak javë më parë për rolin e Gilderoy Lockhart. Sipas raportimeve, Hoult u tërhoq për shkak të angazhimeve të tjera profesionale që nuk mund të përshtateshin me orarin e xhirimeve.
Produksioni tentoi të gjente një zgjidhje, por në fund roli iu besua Kit Harington, i njohur për rolin e Jon Snow në “Game of Thrones”. Nicholas Harington nuk është i panjohur me personazhin, pasi vitin e kaluar i dha zërin Gilderoy Lockhart në versionin audio të librave të “Harry Potter”. Lockhart shfaqet në “Harry Potter and the Chamber of Secrets”.
Seriali i ri i HBO-së do të sjellë një kast tërësisht të ri. Kit Harington Në rolet kryesore janë Dominic McLaughlin si Harry Potter, Paapa Essiedu si Snape, Nick Frost si Hagrid dhe John Lithgow si Dumbledore. Trailer-i i parë ka zbuluar edhe skena të reja nga fëmijëria e Harryt si dhe pamje nga Hogwarts, Diagon Alley dhe personazhet e rinj.
Seriali synon t’i rikthehet historisë së librave me shumë më tepër detaje sesa filmat origjinalë.
