Xabi Alonso e ka nisur me fitore aventurën e tij në Ligën Premier si trajner i Chelseat, pasi skuadra londineze triumfoi 3-2 ndaj Fulhamit në javën e parë të kampionatit. Në një përballje interesante mes dy trajnerëve që sezonin e kaluar ishin pjesë e Real Madridit, Alonso doli fitues ndaj Alvaro Arbeloas, duke e nisur me tre pikë mandatin e tij.
Chelsea e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në epërsi që në minutën e parë. Joao Pedro u shërbye bukur nga Cole Palmer dhe me qetësi e kaloi portierin Bernd Leno, duke realizuar për 0-1. Fulhami reagoi dhe në minutën e 23-të e barazoi rezultatin. Joshua King kontrolloi bukur një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-1.
Chelsea riktheu epërsinë në minutën e 41-të. Morgan Rogers përfitoi nga një asistim i bukur i Maxence Lacroix dhe nga afërsia nuk gaboi për 1-2. Në pjesën e dytë, “Blutë” e nisën sërish furishëm. Vetëm katër minuta pas rifillimit, Cole Palmer shënoi për 1-3, duke përfituar nga një pasim që çau mbrojtjen e Fulhamit. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 54-të ngushtuan rezultatin në 2-3.
Gonzalo Garcia reagoi shpejt pas një topi të kthyer dhe me kokë shënoi duke goditur topin në traversë përpara se të përfundonte në rrjetë. Në minutat e fundit, Fulhami kërkoi me ngulm golin e barazimit, por Chelsea arriti ta ruajë avantazhin. Madje, në minutën e 91-të, Joao Pedro shënoi edhe një herë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Starting the season with a win! ✊ #CFC | #FULCHE pic.twitter.com/7qAdYSC569 — Chelsea FC (@ChelseaFC) August 24, 2026 Në fund, Chelsea fitoi 3-2 dhe Xabi Alonso e nis epokën e tij në Premier League me një fitore të rëndësishme. Standings provided by Sofascore
