Ish-futbollisti i Real Madridit pëson atak në zemër pas konferencës për shtyp

0%

Ish-futbollisti argjentinas i Real Madridit dhe trajneri aktual i klubit kilian Universidad de Chile, Fernando Gago, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në Santiago për shkak të problemeve kardiovaskulare. Kjo ndodhi pas fitores së ekipit të tij kundër O’Higgins.

Gago i ndjeu problemet të enjten, pasi skuadra e tij mundi O’Higgins me rezultat 2-0 në ndeshjen që i dha fund pjesës së parë të kampionatit kilian . Është interesante se kampionati në Kili vazhdon pavarësisht Kupës së Botës, sepse skuadra e tyre kombëtare nuk u kualifikua për këtë garë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Gago, i njohur edhe me nofkën ‘Pintita’, u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës. Portali ADN raportoi se ai u shtrua në spital rreth orës 3 të mëngjesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Universidad de Chile është klubi i gjashtë në karrierën e Gagos si trajner, pas drejtimit të klubeve në Meksikë dhe Argjentinë, më së shumti Boca Juniors në sezonet 2024 dhe 2025. Ai gjithashtu ka një karrierë të shquar si lojtar, gjatë së cilës luajti jashtë vendit për Real Madridin, Romën dhe Valencian. Gago numwron 61 paraqitje për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Burimi: Bota Sot