TRONDITËSE: Djali dyshohet se vrau nënën dhe plagosi babain në Lushnje

0%

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain. Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar, Florian Dalladaku, i ka sulmuar prindërit me një sqepar. Si pasojë e sulmit, nëna ka humbur jetën, ndërsa babai ka mbetur i plagosur rëndë, shkruan Top Channel, transmeton Sinjali.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij dhe ka rrethuar zonën. Sipas informacioneve të para, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com