Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar disa informata që, sipas saj, i ka pranuar nga ndërmarrja Trainkos, lidhur me rastin e riparimit të vagonëve në Serbi.
Përmes një video mesazhi ajo ka thënë se Trainkos ka shpallur tender të hapur për rehabilitimin e vagonëve në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila edhe e ka fituar tenderin. Sipas saj, përzgjedhjen e nënkontraktorit në Serbi nuk e ka bërë Trainkosi.
“Në fakt, sipas ligjit aktual të Prokurimit Publik, ndërmarrja publike nuk mund të ndërhyjë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve. Operatori privat fitues i tenderit ka deklaruar se vetëm nënkontraktori i përzgjedhur mund t’i riparonte vagonët”- ka thënë ajo.
Rizvanolli u është drejtuar qytetarëve duke thënë se “ndajmë brengën tuaj për çdo rast ku në tenderë publikë përfitojnë direkt ose indirekt kompani nga Serbia”.
Tutje, ajo ka thënë se si ministri, po sigurohen që ndërmarrjet publike të adresojnë sfidat që i hasin në këtë aspekt tek ministria sponsorizuese e Ligjit të Prokurimit Publik, në mënyrë që kjo të adresohet në mënyrën më të mirë të mundshme në rishikimin e ligjit që planifikohet. Lidhur me rastin ka reaguar, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani.
Ai ka thënë se është e tmerrshme se si zyrtarë shtetëror kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë. “Bëni manipulime e lojë fjalësh sa të doni për të mashtruar njerëzit, sikurse e keni zanat. Por, një gjë është me dëshmi: Pas sulmit në Banjskë, pas vrasjes së heroit Afrim Bunjaku, ju keni shkuar në Serbi! Çka ka më të qartë se kaq?! Serbia është shtet armiqësor.
Ka sulmuar Kosovën më , përmes Grupit Paramilitar. Ju pas kësaj keni shkuar në Serbi! Këtë as s’po tentoni ta mohoni”- ka thënë ai. Riparimi i pesë vagonëve në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Triankos” i kishin kushtuar shtetit 423 mijë euro. Vetë ministrja, Artane Rizvanolli, më , kishte promovuar vagonët e riparuar në rrjetin social .
“Rrugën për Pejë mund ta bëni rehatshëm me tren në vagonat e riparuar nga Trainkos me përkrahje prej 423 mijë Euro nga Ministria e Ekonomisë” – kishte shkruar ajo. Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, të dielën, më publikoi një dokument në rrjetin social Facebook.
Dokumenti mban datën e protokollit e ku tregohej për vizitën e tre anëtarëve të një komisioni në qytetin e Zrenjaninit të Serbisë.
“Komisioni sipas vendimit nr.472 të datës ka filluar punën në punëtorinë remontuese Shin Voz d.o.o në Zrenjani më datë duke filluar me testimin sipas Udhëzimit 266 në vagonët në të cilët është kryer riparimi i mesëm (R.M)” – thuhet në raportin e publikuar nga Daut Haradinaj. Sot gjatë ditës, më , reagoi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo nuk e mohoi se vagonët nga Trainkos janë dërguar në Serbi për riparim. Në reagimin e saj, Rizvanolli tha se një praktikë e tillë ishte aplikuar edhe vite më parë.
“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj” – thuhet në reagimin e ministres Rizvanolli. Tutje, ajo ka parashtruar edhe një pyetje për AAK-në.
“A ka qenë AAK-ja e brengosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?” – deklaroi Rizvanolli. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar ish-ministri i Infrastrukturës dhe ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Duke mohuar pretendimet e publikuara nga ministrja e Ekonomisë, Pal Lekaj ka paralajmëruar ndaj Artane Rizvanollit.
KALLXO.com ka provuar të marrë një koment nga kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Trainkos”, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Po ashtu, KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të Agron Statovcit, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërsa përmes një reagimi në Facebook, Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka dhënë detaje rreth tenderit për riparimin e pesë vagonëve. “Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 1-2-1-1) të publikuar më , në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik.
Tenderi është fituar nga kompania vendore ‘Profitech Sh.P.K’ me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese” – thuhet në reagimin e “Trainkos”.
“Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve” – thuhet tutje në reagim.
KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe tek kompania “Profitech Sh.P.K.” për t’i konfirmuar pretendimet e Ndërmarrjes Publike “Trainkos” por deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.
