Pankartat epike nga protesta: “Nuk ikim ne, por ju!”

0%

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar në Pogradec. Në një pankartë theksohet se ndërsa në mbledhje, qeveritarët bëjnë plane të reja për tendera e prokurime miliona lekësh, qytetarët mezi shtyjnë muajin. “Ju në Pogradec: Plane të reja, miliona në tendera e prokurime.

Ne në Tiranë: shtyjmë muajin me përbuzje e thërrime”, thuhet në pankartë. Pankarta nga protesta Në një tjetër, një qytetar ironizon sukseset për të cilat flet qeveria. “Statistikat e qeverisë janë plot sukses, por xhepat tanë plot me stres”. Pankarta nga protesta

Burimi: Bota Sot