Tottenham dhe Manchester City në garë për Gakpon

0%

Tottenham dhe Manchester City kanë hyrë në garë për transferimin e Cody Gakpos nga Liverpooli, duke e bërë të ardhmen e sulmuesit holandez një nga historitë kryesore të ditëve të fundit të afatit kalimtar. Tottenham raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Gakpon dhe po tenton të finalizojë marrëveshjen me Liverpoolin.

Ndërkohë, Manchester City ka kontaktuar së fundmi përfaqësuesit e futbollistit, në përpjekje për të hyrë në garë dhe për t’ia rrëmbyer transferimin Spursave. Liverpooli nuk dëshiron ta shesë Gakpon pa siguruar më parë përforcime në krahët e sulmit. Klubi anglez po synon të transferojë dy anësorë, me Bradley Barcolan dhe Yankuba Minteh ndër prioritetet kryesore.

Gakpo vjen gjithashtu pas një paraqitjeje të rëndësishme ndaj Newcastle United, ku shënoi në barazimin 2-2, duke e bërë edhe më të komplikuar mundësinë e largimit të tij. Gara për holandezin është tashmë e hapur: Tottenham kërkon ta mbyllë marrëveshjen, ndërsa Manchester City po tenton një “goditje” në momentet e fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot