“Zëri” i Policisë në Pejë pensionohet, togeri Fadil Gashi mbyll

0%

Pas 35 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, togeri Fadil Gashi i ka dhënë fund karrierës policore, duke u pensionuar pas më shumë se tri dekadash në uniformë. Gjatë gjithë këtyre viteve, Gashi u bë një figurë e njohur jo vetëm për kolegët policë dhe qytetarët, por edhe për gazetarët.

Për një kohë të gjatë, ai ishte ndër zërat kryesorë të Policisë së Kosovës në Pejë – personi që përcillte informacionet zyrtare për ngjarjet, jepte detaje për rastet policore dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me mediat. Nga aksidentet e deri te rastet kriminale, nga raportimet e para deri te informacionet zyrtare, zëri i tij ishte i njohur për redaksitë që mbulonin rajonin e Pejës.

Tash, pas 35 vitesh, një kapitull i gjatë është mbyllur. Togeri Fadil Gashi është pensionuar, duke lënë pas një karrierë të gjatë në shërbim të Policisë dhe qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shumë gazetarë, pensionimi i tij nënkupton edhe fundin e një epoke të njohur komunikimi me Policinë e Pejës – atë telefonatë ku, përtej uniformës, gjithmonë kërkohej një zë i sigurt për të konfirmuar se çfarë kishte ndodhur.

Redaksia e Gazetës Sinjali e falënderon togerin Fadil Gashi për bashkëpunimin, korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar ndër vite, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe pensionim të qetë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com