Atentati në Dukagjin, këta janë babë e bir që u vranë me breshëri

0%

Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, janë dy viktimat e atentatit të rëndë në Dukagjin, ku automjeti me të cilin udhëtonin u qëllua me breshëri plumbash. Babë e bir mbetën të vrarë, ndërsa një person tjetër që ndodhej në makinë u plagos. Ngjarja ndodhi rreth orës në rrugën e fshatit Xhan, ndërsa dy viktimat po udhëtonin drejt zonës së Grudës.

Ata kishin qenë më herët në banesën e tyre të vjetër në Dukagjin. Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili ishte ulur në pjesën e pasme. Ai u plagos nga të shtënat dhe më pas u transportua në Tiranë për trajtim të specializuar. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Autorët, ende të paidentifikuar, qëlluan me breshëri ndaj automjetit.

Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja, ndërsa të dhënat paraprake flasin për përdorimin e dy armëve të zjarrit, një kallashnikov dhe një MP5. Përdorimi i dy armëve ka ngritur dyshimet se në atentat mund të kenë marrë pjesë të paktën dy persona. Pas sulmit, autorët janë larguar nga zona para mbërritjes së forcave të policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Terreni i thepisur dhe malor i Dukagjinit e ka vështirësuar ndjekjen e tyre, ndërsa policia dhe RENEA kanë vijuar kontrollet në zonë për gjetjen e autorëve. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin e atentatit, identifikuar personat e përfshirë dhe rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas sulmit.

Një ditë pas ngjarjes, familja Gjoni përballet me humbjen e dyfishtë të 82-vjeçarit Prelë Gjoni dhe djalit të tij 57-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të atentatit.

Burimi: Bota Sot