Trump njofton rritjen e tarifave në 50% për automjetet dhe çelikun

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar luftën tregtare me Kanadanë duke njoftuar se do të rrisë në 50% tarifat për importet e makinave, kamionëve dhe çelikut kanadez. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se masat e reja tarifore do të hyjnë në fuqi më .

Trump e arsyetoi këtë vendim duke akuzuar Otavën se ka dëmtuar fermerët amerikanë përmes politikave të saj dhe se “ka mashtruar Shtetet e Bashkuara për vite me radhë”. Kjo masë e re nënkupton dyfishimin e detyrimeve kryesore doganore të SHBA-së për automjetet kanadeze, të caktuara aktualisht në nivelin 25%, ndërsa tarifat për importet e çelikut ndodhen tashmë në kuotën e 50%.

Paralajmërimi i Uashingtonit vjen pasi pala kanadeze kërkoi uljen e këtyre tarifave si pjesë të një pakti të ri tregtar me SHBA-në, bisedime të cilat dukeshin pranë përfundimit përpara se të dështonin mbrëmjen e së premtes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky përshkallëzim pason vendimin e të shtunës, ku SHBA-ja vendosi tarifa prej 50% mbi një sërë mallrash kanadeze me një vlerë të përgjithshme prej rreth 20 miliardë dollarësh, me fokus te verërat, çimentoja dhe produkte të tjera industriale e bujqësore.

Burimi: Bota Sot