Tre ditë me temperaturë, dhimbje dhe serume – Selin Bollati në

0%

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për Selin Bollatin, e cila ka treguar në rrjetet sociale se po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore. Ish-fituesja e BBVA ka bërë të ditur se prej rreth tre ditësh po përjeton simptoma të forta, duke përfshirë temperaturë deri në 38.5°C, dhimbje të forta fyti e bajamesh si dhe dhimbje koke.

Për shkak të gjendjes, Selin ka pasur nevojë edhe për serume, teksa përmes postimeve ka treguar me humor se nuk po kalon ditët e saj më të mira. Foto: Instagram Megjithatë, edhe në këto kushte, duket se nuk ka ndërmend të ndalojë angazhimet profesionale. Selin ka treguar se po përpiqet të punojë gjatë ditës dhe të marrë trajtim në mbrëmje, në mënyrë që të jetë në formë ditën tjetër.

Foto: Instagram Pavarësisht temperaturës dhe simptomave, ish-fituesja e BBVA po e përballon situatën me humor dhe pozitivitet, duke i mbajtur edhe ndjekësit të informuar për gjendjen e saj. Fituesja e këtij edicioni të Big Brother ka qenë aktive me projekte që pas përfundimit të formatit, e kapitullit të ri në jetë. Foto: Instagram

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi