Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha

0%

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm vrasjen e një gruaje 25-vjeçare në Kërvasari të Malishevës. Gërvalla ka kërkuar nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë që hetimi të jetë i plotë, i shpejtë dhe pa kompromis, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private. Nuk është konflikt familjar. Nuk është ‘punë e shtëpisë’. Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se ky rast përbën një alarm të rëndë për shoqërinë dhe institucionet, duke theksuar se nuk mjafton reagimi vetëm pasi të humbet një jetë, por se dhuna duhet të parandalohet para se të bëhet e pakthyeshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë: Gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Gërvalla ka kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet maksimal dhe të hetohet çdo rrethanë. “Një grua është vrarë.

Përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë. Ka vetëm një përgjigje: drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe zero tolerancë ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, ka thënë ajo. Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi