Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, një punëtori me drejtorë komunalë të Arsimit dhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) më dhe . Sipas pjesëmarrësve, qëllimi i punëtorisë ishte për t’i diskutuar të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi parauniversitar.
Në anën tjetër, ka mbetur një javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka nisur ekzekutimin e mjeteve për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore, pasi është duke negociuar me shtëpitë botuese për çmimin. Punëtoria me DKA-të dhe SBAShK-un po shihet si pozitive, pasi ka krijuar hapësirë për dialog mes tyre dhe Ministrisë së Arsimit.
Blendor Shatri, zyrtar ligjor në SBAShK tha për KALLXO.com se gjatë punëtorisë kanë bërë me dije që me konsolidimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera, si kërkesë të parë do ta kenë nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive.
Shatri tha se kanë diskutuar edhe për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore dhe sipas tij, ministri Çeku ka deklaruar se më apo do të përfundojë negocimi me shtëpitë botuese për çmimin e teksteve. “E përgëzuam ministrin Çeku për qasjen që ka filluar me SBAShK-un, d.m.th. raportin e fillimit të dialogut social…
Po e shohim si një dritë në fund të tunelit që më në fund do filloj një dialog i mirëfilltë social mes Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit.” – tha Shatri përmes telefonit, më .
Për disa lajme që kanë qarkulluar në media se ka “tepricë” të mësimdhënësve, krahasuar me numrin e nxënësve në shkolla, Shatri tha se e kanë thënë qartë në punëtori se në vitet e fundit ka rënë dukshëm numri i nxënësve dhe kjo e ka bërë që të duket se “mësimdhënësit janë tepricë”.
“Duhet urgjentisht të ndërrohet formula e financimit, në mënyrë që këta mësimdhënës ta marrin vendin e merituar në procesin arsimor. Kemi kërkuar që të trajtohet me kujdes dhe të mos ketë deklarata të pamatshme, që kjo pjesë e të punësuarve të arsimit të konsiderohet ‘tepricë teknologjike’ për shkak se nuk është e tillë.” – tha Shatri.
Edhe Muhamet Gjoka, kryetar i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, e sheh pozitive që Çeku i ka ftuar po ashtu përfaqësuesit e SBAShK në këtë punëtori dhe siç tha ai “jemi dakorduar që me vazhdu me rrit bashkëpunimin dhe me e lanë sa ma larg politikën, për shkak se politika ka ndikuar negativisht në sistemin arsimor.” “Betejat politike le të zhvillohen në rrafshe tjera, por jo në arsim.
Ministri Hajrulla Çeku është deklaruar të paktën që nuk ka ngarkesë politike dhe ka me i trajtu të gjitha drejtoritë komunale të arsimit njësoj.” – theksoi Gjoka, i cili po ashtu është drejtor i Arsimit në Drenas. Gjoka tregoi se shumica e drejtorëve komunalë të arsimit kanë marrë pjesë në këtë punëtori, përveç një drejtori dhe përfaqësuesi të komunave që janë të minoriteteve.
Ai tha se kanë folur për problemet që ju ka shkaktuar mosnënshkrimi i kontratës kolektive. Sipas Gjokës, aktualisht janë në presion të kohës për pajisjen me tekste shkollore të nxënësve dhe se ia kanë theksuar Çekut se mënyra më praktike ka qenë metoda e kaluar, kur shteti i ka blerë tekstet dhe ua ka dorëzuar nxënësve në ditën e parë të shkollës.
Ky nuk ishte takimi i parë i Çekut me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe SBAShK. Pas pesë muajsh që kur e mori detyrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u takua me Rrahman Jasharajn, kryetarin e Sindikatës më . Më , Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Kjo pasi Ministria tha se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.
Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024. Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci. Në anën tjetër, SBAShK e dorëzoi draftin e Kontratës Kolektive më dhe pas dy muajsh protestoi bashkë me sindikalistë e mësimdhënës duke kërkuar nënshkrimin e saj.
Në atë kohë, ankoheshin për mungesë të dialogut me ish-ministren Arbërie Nagavci.
