Siljanovska në takim me Slaveskin: Ekonomia është stabile, është

0%

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, i cili e informoi për treguesit bazë makroekonomikë dhe për masat e ndërmarra në pjesën e politikës makroekonomike.

Gjatë takimit është biseduar për ndikimin e trendeve globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike mbi ekonominë maqedonase, si dhe për pasojat mbi industrinë, tregtinë dhe ndërtimtarinë. Guvernatori vlerësoi se ekonomia është stabile dhe shënon rritje solide, por theksoi se duhet të ndiqet me kujdes varësia nga importi, si dhe çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Siljanovska Davkova dhe Slaveski u pajtuan se burimet njerëzore profesionale dhe kompetente janë me rëndësi kyçe për funksionimin e suksesshëm të Bankës Popullore dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, guvernatori informoi se në Kuvend tashmë është dorëzuar propozim për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit të tretë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim u konkludua se stabiliteti makroekonomik dhe sistemi financiar i shëndoshë mbeten prioritet kryesor për përparimin e shtetit.

Burimi: Telegrafi