Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të

0%

Mitrovica po bëhet gati të pres edicionin e katërt të , i cili do të mbahet nga 16 deri më 18 shtator, në Parkun e Qytetit. Për tri ditë, qyteti shndërrohet në qendër të jazz-it, me një program që sjell emra nga skena ndërkombëtare, rajonale dhe vendore.

Snarky Puppy, për herë të parë në Mitrovicë Falë Michael League-s, themeluesit të Snarky Puppy, grupi vjen për herë të parë në “Mitrovica International Jazz Days”. Fitues i pesë çmimeve Grammy, formacioni amerikan do të hapë edicionin e këtij viti me një koncert që pritet të jetë ngjarja kryesore muzikore e vjeshtës në rajon.

Tri ditë festival Nga i gjithë programi, vetëm koncerti hapës i Snarky Puppy kërkon biletë. Pjesa tjetër e festivalit është e hapur për publikun pa pagesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mes emrave të kësaj pjese të programit është saksofonisti luksemburgez Maxime Bender, i cili vjen me projektin “Universal Sky”, në krah të Manu Codjia (kitarë), Pol Belardi (tastiera), Stefano Agostini (bas elektrik) dhe Jérôme Klein (bateri). Kuinteti ndërton peizazhe atmosferike dhe groove të thella, duke sjellë një përvojë bashkëkohore të jazz-it, të pasur me energji dhe improvizim.

Më 17 shtator, radhën e merr “Women Bandleaders Night”, natë e kushtuar trios së udhëhequr nga Eleonora Strino, me Giulio Corini (kontrabas) dhe Zeno De Rossi (bateri). Formacioni sjell një ndërthurje të traditës së jazz-it me një qasje bashkëkohore – po ashtu me hyrje falas.

Një hap tjetër drejt konsolidimit të Mitrovicës në skenën e jazz-it Me Snarky Puppy si emrin kryesor të koncertit hapës dhe një program që bashkon artistë ndërkombëtarë, rajonalë e vendorë, festivali vazhdon ta forcojë pozitën e Mitrovicës si një prej destinacioneve të rëndësishme për jazz-in në rajon.

Mos e lini pa e vizituar Organizatorët ftojnë publikun nga Mitrovica, Kosova, rajoni dhe më gjerë t’i bashkohet festivalit. Biletat për koncertin e Snarky Puppy janë tashmë në shitje, ndërsa pjesa tjetër e programit mbetet falas. Të gjitha informatat rreth edicionit të ri i gjeni në faqet zyrtare të Mitrovica International Jazz Days në rrjetet sociale. Facbook: Instagram:

Burimi: Telegrafi