35 persona janë lënduar në 25 aksidente që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar, nga 17 deri më në rajonin e Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur të hënën () Policia Rajonale e Ferizajt në raportin e përjavshëm përmbledhës për komunat e Ferizajt, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Shtërpcës e Shtimes. Gjatë periudhës .2026 janë raportuar gjithsej 56 aksidente.
Në 35 prej tyre ka pasur vetëm dëme materiale. Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shqiptuar 1.785 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”- thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.
