Kalaja e Prizrenit do të jetë përkohësisht e mbyllur për vizitorë nga 24 gushti deri më . Sipas njoftimit, mbyllja vjen për shkak të realizimit të disa masave emergjente dhe punimeve infrastrukturore në hapësirat e kalasë.
Ndërhyrjet, siç është bërë e ditur, kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e monumentit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e tij. Kalaja pritet të rihapet për publikun pas përfundimit të punimeve, ndërsa për datën e rihapjes do të ketë njoftim të veçantë. / Telegrafi
