Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë

0%

Një person rreth 55-vjeç është gjetur pa shenja jete në një dyqan në rajonin e Mitrovicës, gjatë natës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, Policia është njoftuar për rastin rreth orës , ndërsa nga veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se rasti ka elemente të vetëvrasjes.

”Bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot