Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrni ku Lulieta Obzova u vra nga partneri i saj po shqiptar, me origjinë nga Tirana, Altin Allmuça. Hetimet sipas mediave greke, po vijojnë ndërsa pika ku janë fokusuar mbetet marrëdhënia mes viktimës dhe të dyshuarit.
Deri më tani hetuesit po shqyrtojnë provat e mbledhura si dhe tabulatet telefonike, në përpjekje për të rindërtuar atë çka ka ndodhur para krimit. Sipas mediave greke, në duart e hetuesve ndodhet një video që ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se dëgjohen të shtënat.
Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari, Allmuça kishte vendosur dikë tjetër të qëndronte jashtë banesës së viktimës, në pritje që ta sinjalizonte kur ajo të dilte. Mediat greke shkruajnë se autori e detyroi viktimën që të ulej në gjunjë ndërsa e kërcënonte me pistoletë. më pas ai hapi zjarr dy herë.
