Tre të arrestuar në Fushë Kosovë për kanosje, dy policë lëndohen

0%

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se dy nga të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Gjatë rastit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Edhe të dyshuarve u është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo