Prokuroria zbardh detajet e para për tragjedinë në Malishevë: Burri i

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se bashkëshorti i viktimës është i dyshuar për rastin.

Ajo njoftoi se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, përcjell “Bota sot”. Njoftim lidhur me rastin në Malishevë Gjakovë, – Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik, lidhur me rastin që ka ndodhur në fashtin Kërvasari, Komuna Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi. Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.

Burimi: Bota Sot