Besiktasi shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes, Fidan Aliti në

0%

Besiktasi ka reaguar ashpër pas humbjes 1:0 ndaj Alanyasporit në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Turqisë, duke kontestuar disa vendime të gjyqtarëve. Klubi nga Stambolli ka vënë në shënjestër gjyqtarin Adnan Deniz Kayatepe, ndërsa në qendër të polemikave është përfshirë edhe mbrojtësi i Kosovës dhe kapiteni i Alanyasporit, Fidan Aliti.

Një nga rastet që ka shkaktuar më shumë debat ishte përplasja mes Alitit dhe sulmuesit belg, Leandro Trossard, në zonën e rreptësisë. Besiktasi pretendon se Aliti e ka goditur Trossardin dhe se duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Trossard pas ndeshjes deklaroi se ishte goditur me shuplakë dhe se, sipas tij, VAR-i duhej të kishte ndërhyrë.

Besiktasi ka kontestuar edhe anulimin e një goli, duke pretenduar se nuk kishte faull nga Aliti në atë aksion. Klubi ka publikuar gjithashtu pamje ku mbrojtësi kosovar shihet duke e mbajtur për fanele Dusan Vlahovicin në një aksion në zonën e rreptësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes një komunikate, Besiktasi ka kritikuar ashpër ekipin e gjyqtarëve dhe ka kërkuar që Kayatepe dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë të mos gjykojnë më ndeshjet e klubit. Në këtë takim, Florent Hadërgjonaj ishte vendimtar për Alanyasporin, duke asistuar në golin që i siguroi ekipit vendas fitoren. Ndërkohë, Milot Rashica e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë e Besiktasit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com