Detaje nga tragjedia në Malishevë, ky është çifti Jetlira Foniqi dhe

0%

Jetlira Foniqi është 25-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e së dielës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës. Për vdekjen tragjike të saj kanë njoftuar edhe familjarët e të ndjerës, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima, e cila ishte shtatzënë tash e 34 javë, ka ndërruar jetë pas plagosjes me armë zjarri.

Sipas informacioneve të policisë, në dhomën e gjumit janë gjetur të plagosur 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 26-vjeçar. Personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi, 26 vjeç. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka thënë se rasti është raportuar më , rreth orës .

Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur çiftin bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurve fillimisht u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot