Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj. Media mëson se viktima është Jetlira Bytyqi, e lindur në vitin 2001, e cila ndërroi jetë në QKUK vetëm pak orë pas ngjarjes.
Jetlira dhe bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës . Policia dhe ekipet emergjente kishin dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të dy të plagosurit u dërguan me urgjencë për trajtim në QKUK. Për 25-vjeçaren, megjithatë, plagët rezultuan fatale.
Rreth orës , nga Emergjenca e QKUK-së është konfirmuar se Jetlira kishte ndërruar jetë. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur, ndërsa rasti tashmë është iniciuar nga organet e hetuesisë si “Vrasje e rëndë”.
