Arrestohet pedofili, 59-vjeçari dyshohet për tentativë të

0%

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Mësohet se 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot