E trishtë | Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj. Sinjali mëson se viktima është Jetlira Bytyqi , e lindur në vitin 2001, e cila ndërroi jetë në QKUK vetëm pak orë pas ngjarjes.

Jetlira dhe bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës . Policia dhe ekipet emergjente kishin dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të dy të plagosurit u dërguan me urgjencë për trajtim në QKUK. Për 24-vjeçaren, megjithatë, plagët rezultuan fatale.

Rreth orës , nga Emergjenca e QKUK-së është konfirmuar se Jetlira kishte ndërruar jetë. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur, ndërsa rasti tashmë është iniciuar nga organet e hetuesisë si “Vrasje e rëndë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkëshorti i viktimës, Egzon Bytyqi, po trajtohet si i dyshuar në këtë fazë të hetimeve, ndërsa dinamika e plotë dhe motivi i ngjarjes mbeten objekt i hetimit. Një jetë e re u shua brenda pak orësh, ndërsa pas mbetet një tragjedi familjare rrethanat e së cilës tashmë pritet t’i zbardhë hetimi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com