Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfen takimin prekës me gruan që përjetoi

0%

Vasfije Krasniqi-Goodman ka ndarë një rrëfim prekës përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar për një takim të rastësishëm me një grua që gjatë luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 10-vjeçare, kishte përjetuar dhunë seksuale. Krasniqi-Goodman ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë mes tyre.

Sipas saj, gruaja i tregoi se ishte lajmëruar në organizatën ku ajo ishte angazhuar, pasi Krasniqi-Goodman kishte dalë publikisht me rrëfimin e saj. “Ky takim më preku thellë”, ka shkruar ajo, duke theksuar se dhimbja e përjetuar gjatë luftës vazhdon të rëndojë mbi viktimat edhe shumë vite më pas.

“Sot, krejt rastësisht, u takova në rrugë me një grua që gjatë luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 10 vjeç, përjetoi dhunë seksuale”, ka shkruar Krasniqi-Goodman. Ajo ka theksuar rëndësinë e dëgjimit dhe mbështetjes së të mbijetuarave, duke nënvizuar se rrëfimet e tyre vazhdojnë të dëshmojnë pasojat e rënda që la lufta në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com