Harry Kane është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2025/26 në Gjermani, duke triumfuar në votimin e organizuar nga revista “Kicker”. Sulmuesi anglez i Bayern Munich mposhti bashkëlojtarin e tij Michael Olise dhe sulmuesin e Stuttgartit, Deniz Undav, duke fituar çmimin prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Në votimin e Shoqatës Gjermane të Gazetarëve Sportivë, Kane mori 272 vota nga gjithsej 656 votues. Olise u rendit i dyti me 203 vota, ndërsa Undav përfundoi në vendin e tretë me 61 vota. Kane pati një sezon spektakolar me fanellën e Bayern Munichut, duke realizuar 61 gola në 51 paraqitje zyrtare. Për këtë paraqitje, ai fitoi edhe “Këpucën e Artë” të Evropës.
Vetë Kane e kishte cilësuar sezonin 2025/26 si më të mirin e karrierës së tij. Bayern Munich dominoi edhe në kategorinë e femrave, ku Giulia Gwinn u shpall futbollistja më e mirë e sezonit. Kështu, klubi bavarez fitoi të dy çmimet kryesore individuale në futbollin gjerman. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
